Pas takimit që zhvilloi me demokratët e Tepelenës, destinacioni i radhës i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, ishte Gjirokastra.
Dita e djeshme përkoi gjithashtu me 32 vjetorin e themelimit të degës së PD te qytetit te gurtë.
Ndërkohë gjatë këtij takimi i pranishëm ishte edhe deputeti i PD për Qarkun Gjirokastër, Tritan Shehu, ku nuk kanë munguar as reagimet e tij në fb.
Së fundmi ai ka postuar një status, ku në mbështetje të opozitës dhe banorëve të Gjirokastrës thekson se ka ardhur koha për të rivendosur demokracinë e për t’i rikthyer qytetarëve mundësitë e dinjitetin e një shoqërie të lirë. Padyshim kjo do të ndodhë vetëm pas datës 14 maj!
Ja postimi i plotë i Shehut:
Bashkia e Gjirokastres e ato te Qarkut paraqiten me kandidatet e qytetareve!
Berisha ne nje takim aty entusiazt e te vecante nga njerezit e mesazhet e tij.
Ishte nje bisedim plot ide, projekte per neser, vendosmeri, ai i djeshmi ne Gjirokaster.
Nje fjale komunikuese e Berishes per te evidentuar vlerat e medha ne histori, ne te sotmet, te Gjirokastres e Qarkut, banoreve te tij e mundesive per neser.
Qe vuri “gishtin” edhe mbi problemet e medha aktuale, varferine, mohimin e te drejtave, shfrytezimin mesjetar nga rregjimi, qe po detyrojne keta qytetare fisnike te braktisin ne shumice trojet e tyre.
Ishte nje sinkroni e vertete midis Berishes, mesazheve te tij dhe aspiratave, vendosmerise se antareve, simpatizanteve te PD ne ate salle e me gjere, edhe per ate cfare duhet bere per te permbysur kete rregjim shtypes, antikombetar e anti njerezor.
Dhe me tej nje urim i cilter, nje perkulje plot respekt per themeluesit e PD se Gjirokastres, vepres se tyre, permes terrorit te atyre viteve.
Terror, qe fatkeqesisht ne shume forma po perseritet edhe ne keto vite mohimi te lirive e dinjitetit njerezor.
Duke kujtuar ato dite Revolucioni demokratik, duke provuar “egersine” e rregjimit te sotem, te gjithe ishin ne nje ze me Berishen, per domosdoshmerine e perseritjes se tij per te rivendosur demokracine.
Per t’i rikthyer qytetarit mundesite e dinjitetin ne nje shoqeri te lire.
Gjirokastra, Libohova, Dropulli, Permeti, Kelcyra, Tepelena e Memaliaj, te vendosura per te riperseritur “historine” e tyre, dhe ate te viteve 90-te.
Dorian Lani, Adil Xhelili, Thanas Maneka, Edmond Komino, Arjan Kasaj, Baftjar Imeri, Albert Malaj, jane te vetmit kandidate aty te zgjedhur nga njerezit, qe do te punojne pikerisht per qytetaret.