Deputeti i PD-se per Qarkun Gjirokaster, Tritan Shehu, me anë të një postimi shkruan se Italia ka rrëzuar vendosjen e çështjes së kanabisit në referendum.
Deputeti Shehu shton se ndërsa shteti italian merr këtë vendim, Edi Rama në Shqipëri kërkon ta legalizojë hashashin dhe veprimtarinë kriminale të trafikantëve të lëndëve narkotike.
Ja postimi i plote i Shehut:
Gjykata Kushtetuese e Italise rrezon vendosjen e ceshtjes se kanabisit ne referendum!
Ndersa Rama kerkon nepermjet nje „Keshillimi“ te hape rrugen e „legalizimit“ te kanabisit, qe do te thote te grupeve kriminale te kultivimit e trafiqeve.
Gjykata Kushtetuese e Italise e quajti sot kanabisin nje „droge“ dhe si te tille e konsideroi te pa pajtueshme futjen e kesaj teme ne referendumin e ardheshem.
Ndersa ne Shqiperi, qe tashme eshte nje „Republike e Kanabisit“ me kultivimin e vitit 2021 sa dy fishi i atij te 2020 sipas „Guardia di Finanza“, kerkohet te mbrohen e „qytetarizohen“ autoret e kesaj vepre kriminale.
Degjoj shume qe akuzojne kete qeveri per kanabizimin e viteve 2015-16.
Ok shume mire bejne, megjithese me vonese tashti.
Dikur kur une shkruaja e publikoje per kete fenomen, vetem belbezonin.
Ndersa tashti shume pak po permendin te verteten aktuale tragjike:
–Shqiperia vazhdon te jete e mbushur me kanabis, pra vepra kriminale eshte thelluar. Ndersa qeveria kerkon te coje drejt „legalizimin“ te grupeve pergjegjese, pra drejt “legalizimit” te kesaj vepre kriminale, shume po heshtin.
Nje keshille per disa „opozitare“, merruni edhe me te tashmen!