Deputeti i Partisë Demokratike i Qarkut Gjirokaster, Tritan Shehu, permes një reagimi në fb, eshte shprehur se Qarku i Gjirokastrës ka mbetur në errësirë gjatë situatës së reshjeve në vend, gjë që e konsideroi si pasojë të braktisjes së qëllimshme nga shteti.
Ja reagimi i plotë i Shehut:
Qarku i Gjirokastres!
Erresira, pasoje e braktisjes se qellimshme te tij nga Shteti!
Per ta boshatisur ate nga ata banore fisnike!
I njejti problem, qe perseritet me te filluar shirat e pare e vazhdon per muaj te tere.
I njejti qendrim i Pushtetit lokal e institucioneve sheteterore qendrore:
Nuk bejne agje per te permiresuar gjendjen!
Vetem fjale, genjeshtra e premtime gjate veres per dimrin qe do te vije.
E me tej vazhdohet me nje “fotokopje “ te vitit te mepareshem.
Erresire, erresire, erresire.
Duke filluar nga ish komunat e Permetit, Kelcyres, Memaliajt, Tepelenes…
Per te vazhduar me gjysmen e Qytetit te Gjirokastres, Lazaratit, ish Komunat nga Ura e Lumit e deri ne Tepelene…
Pjesa e madhe e Bashkise Libohoves, Dropullit e keshtu me radhe.
Pra kudo erresire.
Erresire e frike per banoret, edhe nga rreziku, qe i kercenon shume ura te amortizuara krejtesisht ne Qark.
Per te mos folur ketu me tej per permbytjet e hapesirave te mbjellura e demet e medha financiare te pa kompnesuara ne ato.
Sepse keshtu eshte katandisuar aty i gjithe sistemi ujor per bujqesine:
Ne vere thatesire ne dimer permbytje.
Dhe askush nuk leviz, asnje permiresim prej reth 10 vitesh Rilindje ne pushtet.
Vetem dicka tragjike leviz:
Keta banore plot vlera e histori, qe jane te detyruar vecse te braktisin me dhimbje ate Qark per te mbijetuar.
Sic duket ky eshte edhe qellimi final i Rames e kesaj Qeverie:
Te perzere shqiptaret masivisht
E me tej te sundoje qofte edhe mbi nje milion si skllever.
Po perseritet e njejta strategji perverse e Esat Pashes!