Deputeti i PD-së per Qarkun Gjirokaster, Tritan Shehu, ka reaguar sërish në lidhje me çështjen ‘Beleri’, për të cilin nesër do të zhvillohet një protestë në Himarë.
Në postimin e tij në Facebook, Shehu e ka quajti çështjen ‘Beleri”, si simptomë e deformimit të demokracisë, teksa shton se drejtësia po ‘komandohet’ arbitrarisht.
Të hënën, më 14 gusht në Himarë do të zhvillohet një protestë në mbështetje të kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri, mënyrë që ai të betohet dhe të marrë detyrën.
Ja postimi i plote i Shehut:
Ceshtja “Bejleri”, simptom i deformimit te demokracise!
Eshte agresion ndaj te drejtave elektorale e universale prej rregjimit!
Qe vendos e vepron arbitrarisht, ku drejtesia “komandohet”.
“Justifikimi” i atij akti anti ligjor me nje “vello” “biografike” e pseudo nacionaliste nga disa, eshte i rrezikshem, qofte dhe si “mjegullnaje” per ate “burgosje” te rregjimit.
Ai veprim, qe neperkemb edhe te drejtat e minoritetit, mbi te gjtha neperkemb demokracine ne teresi, krijon nje precedence te rrezikeshme per te gjithe.
Pavaresisht je apo jo pjese e nje minoriteti, je njelloj i rrezikuar!
Ky eshte thelbi, qe duhet kuptuar, e mbi kete baze duhet reaguar.
Nje “rrembim” i kandidatit 48 ore para zgjedhjeve, mbajtja ne para burgim pa fund me akuza te zbehta, mos lejimi i gjykimit ne liri e as te beje betimin per postin e zgjedhur, bijen ndesh me cdo parim e te drejte demokratike.
Keshtu duhet kuptuar nga shqiptaret; edhe nga partneret tane!
Te cilet duke hequr cdo iluzion per “demokracine” tone, ka ardhur koha te kuptojne se nuk mund te kete cenim selektiv te te drejtave te minoriteteve…
Pa nje cenim te pergjithshem te te drejtave.
Ku dhe cdo cenim per cilendo pjese te popullesise, eshte nje cenim per te gjithe!
Besoj se kete te vertete duhet ta kete kuptuar edhe ndonje personalitet grek, i cili para 14 Majit i bente lavde realitetit tone te deformuar….
Ndersa tashme ngre zerin kritik…edhe ne Himare ndoshta.