Gjykata e Posaçme me kërkesë të prokurorisë ka vendosur sekuestro ndaj disa pasurive të deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi.
Këtë të enjte, në Gjykatën e Posaçme u zhvillua seanca e radhës, që shqyrtoi kërkesën e deputetes për rrëzimin e masës së sekuestros.
GJKKO dhe SPAK janë treguar të rezervuar rreth pasurive të sekuestruara apo procedimin penal në kuadër të së cilit është marrë kjo masë.
Megjithatë, në seancën e kësaj të enjteje kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Erion Çela.
Në seancë Kryemadhi u përfaqësua nga avokati i saj, ndërsa SPAK nga prokurori Sotir Kllapi, i cili po heton çështjen e lotimit të LSI në SHBA.