Bisedimet për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian duhet të fillojnë sa më shpejt që të jetë e mundur, sepse çdo vonesë do ta bëjë Ballkanin Perëndimor të prekshëm ndaj ndikimit të jashtëm, tha të hënën kancelari gjerman Olaf Scholz.
“Është e qartë si për Gjermaninë ashtu edhe për Suedinë se BE-ja duhet të vazhdojë me reformat institucionale për ta bërë veten të aftë për zgjerim,” tha Scholz në një konferencë shtypi pas takimit me kryeministren suedeze Magdalena Andersson.