Një 17-vjeçare është zhdukur në Sarandë.
Denoncimin e ka bërë në polici vëllai i saj 27-vjeçar.
Sipas uniformave blu, ky i fundit ka deklaruar se motra e tij është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më.
Njoftimi i policise:
Në Komisariatin e Policisë Sarandë ka bërë kallëzim shtetasi R. V., 27 vjeç, banues në Sarandë, se është larguar nga banesa motra e tij 17 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.