Policia njofton se specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë, arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasin B. M., 31 vjeç, banues Bukuresht, Rumani.
Arrestimi i tij u krye pasi ka thyer xhamin e dritares së një lokali në Sarandë dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për t’u shoqëruar në ambientet e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.