Saranda është tronditur mëngjeisn e sotëm nga një shpërthim i fuqishëm eksplozivi, pas të cilit është rrafshuar një nga hotelet që ndodhet në bulevardin kryesor të qytetit.
Shpërthimi që tronditi qytetin ka ndodhur në orën 5:54 minuta dhe përveç godinës që është shembur, ka shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesat dhe bizneset përreth,
Mendohet se lënda eksplozive që i ëhstë vendosur të ketë qënë e madhe, disa kilogramë.
Hoteli është në pronësi të Spiro Çabirit.
Policia dhe dhjetëra banorë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, pasi zhurma ka qënë e madhe e është dëgjuar ën të gjtihë qytetin.