Një fëmijë 3 vjeçar ka rrezikuar mbytjen në bregdetin e Sarandës.
Vogëlushi nga Tirana ka mbërritur në urgjencën pediatrike të Sarandës pa frymëmarrje dhe pa vetëdije.
Por ndërhyrja e menjëhershme e mjekësve ka bërë që 3-vjeçari të kthehet në jetë.
Mjekët i kanë vendosur menjëherë oksigjen dhe sonde nazogastrike për të nxjerre ujin e aspiruar.
Mësohet se i mituri do dërgohet për ndjekje e trajtim te mëtejshëm në QSUT me helikopter.