Brenda 20 ditësh i treti i pajetë në Cukë, bashkia Sarandë
Brenda 20 ditësh regjistrohet i treti i pajetë i gjetur në fshatin Çukë, bashkia Sarandë.
Mëngjesin e sotëm. është gjetur i pajetë Andrea Capo 80 vjec. U gjet nga komshijtë e tij, pasi jetonte i vetëm se fëmijët i ka në emigracion në Greqi.
Policia ndodhet në vendngjarje, dyshohet të ketë ndërruar jetë para 2-3 orësh se trupi i tij ishte ende i ngrohtë. Nuk kishte shenja dhune ndërsa po punohet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së 80 vjecarit.
Me rastin e sotëm shkon në tre brenda 20 ditësh numri i personave të moshuar nga ky fshat që janë gjetur të pajetë në banesat e tyre. Ata jetojnë të vetëm në shtëpitë e tyre në Cukë, pasi fëmijët janë larguar në emigracion.