Policia e Sarandës ka gjetur armën me të cilën një 23-vjeçar kreu qitje të pavullnetshme me një armë zjarri pistoletë, që e mbante pa leje, ndërkohë që qarkullonte me automjet.
Ngjarja ndodhi një ditë më parë në Sarandë, ku 23-vjeçari tentoi të largohej me shpejtësi pasi braktisi automjetin, por u kap pas disa orësh kërkime.
Ai e kishte hedhur armën mbrapa një pallati, ndërkohë që po ndiqej nga shërbimet e Policisë.
Ditën e djeshme, 23-vjeçari shkaktoi panik në publik pasi kreu qitje të pavullnetshme me këtë armë zjarri ndërkohë që po qarkullonte me automjet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.