Dy automjete janë përfshirë nga flakët në Sarandë. Mësohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në automjetin tip “Benz” ku si pasojë e flakëve është djegur dhe një automjet tjetër i parkuar.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Rreth orës 13:50, në lagjen nr.3, Sarandë, dyshohet se aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në automjetin e parkuar, tip “Benz” në pronësi të shtetasit P. Z, ku si pasojë e flakëve është djegur dhe një automjet tjetër, i parkuar, tip “Opel”, në pronësi të shtetasit E. S, ,ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.