Një ngjarje e pazakontë është shënuar në qytetin e Sarandës.

Sipas informacioneve është ndaluar një 20-vjeçar pas një kallëzimi penal të bërë në emër të tij.

I riu me inicialet G. Gj., 20 vjeç, banues në Sarandë është ndaluar pasi një 31-vjeçare me inicialet F. Ç., 31 vjeçe e ka kallëzuar penalisht.

Ajo ka deklaruar në polici se vajza e saj e mitur, 13 vjeçe, me dëshirën e saj, ka kryer marrëdhënie seksuale me 20-vjeçarin.

Kryerja e marrëdhënieve seksuale me të mitur me ose pa dëshirë është e dënueshme me burg.