Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Sarandë, ku kanë mbetur të plagosur pjesëtarët e një familjeje.
Të aksidentuar kanë mbetur një çifti i ri dhe vajza e tyre 5-vjeçe, ku bashkëshortja është në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa burri dhe vajza janë plagosur lehtë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.01.2022, rreth orës 21:05, në afërsi të Xarrës, shtetasi K.A., 40 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar lehtë bashkëshortja shtetasja L.A.,37 vjeçe, dhe vajza 5 vjeçe, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.