Një fëmijë dy vjeç dyshohet se ka përfunduar në spitalin e Sarandës, pasi ka pirë një sasi medikamentesh.

Pasi i është dhënë ndihma e parë nga spitali i Sarandës, i mituri është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Tiranës, teksa gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Ndërkohë policia e Sarandës mësohet se ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.