Tregtarët e rreth 25 dyqaneve të mishit në qytetin e Sarandës protestuan sot para bashkisë, pasi rrezikojnë që të mbeten pas mish, pasi nuk kanë profesionistë të kësaj fushe.
Ata kanë shprehur shqetësimin se në thertoren e vetme të qytetit, prej ditësh nuk theren bagëti, për shkak se nuk ka profesionistë të kësaj fushe.
Si duket, në kulmin e sezonit turistik, Saranda rrezikon të mbetet pa produkte të mishit, për shkak të mungesës së kasapëve.
Tregtarët janë shprehur se therja e bagëtive jashtë kushteve higjeno-sanitare, do të sillte rrezikshmëri për konsumatorët.
Pas protestës, reagoi administratorja e thertores e cila u shpreh se kasapët e saj nga puna i kanë hequr shitësit e mishit, duke pretenduar gjithashtu se ata kanë synim t`i dëmtojnë biznesin.
Zyrtarë të bashkisë Sarandë pranojnë se pengesë e punës së dyqaneve të mishit, është bërë mungesa e kasapëve në thertore.