Në kulmin e sezonit turistik, dy vendet bregdetare me numrin më të madh të turistëve të huaj, Ksamili dhe Saranda kanë qëndruar për rreth 4 orë pa energji elektrike në orët e vona të mbrëmjes.
Ky përbën një skandal, pasi ndoshta 30 minuta pa drita për shkak të ndonjë defekti, edhe mund të justifikohej, por për 4 orë është e tepërt.
Kjo situatë skandaloze pakënaqësi te pushuesit, të cilët janë ndjerë të bezdisur nga zhurma e gjeneratorëve.
Ndërsa, aty ku nuk ka patur gjenerator, pushuesit kanë vuajtur mosaftësinë e institucioneve.
Nga njëra anë kryeministri Edi Rama dhe qeveritarë të tjerë flasim për “bum” në turizëm, ndërsa nga ana tjetër dështojnë të sigurojnë shërbimet bazë.
Për këtë situatë skandaloze, duket se nuk mban askush përgjegjësi.
Ministrja e Energjitikës, (e larjes së rrobave në 30 gradë), Belinda Balluku ndoshta do na shfaqet në kasetën e gatshme të radhës bashkë me kreun e OSHEE-së, Enea Karakiçin, për të na treguar për punën “e palodhur” të tyre, ku mendojnë se si të mbudshin xhepat e tyre dhe jo të merren me problematikat e përditshme të qytetarëve.