Deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster, ka reaguar pas vendimit për rritjen e çmimit te ujit per qytetaret e te gjithe Qarkut Gjirokaster.
Shehu permes nje postimi ne fb ka denoncuar korrupsionin dhe zhvatjen e qytetareve permes taksave te padrejta nga “Rilindja”.
Ja reagimi i plote i Shehut:
Qarku Gjirokastres, rubinetat e ujit “thahen”!
Vetem duke paguar me shume, etja mund te shuhet.
Kush nuk paguan tarifat e reja te rritura te ujit te pijshem, te “vdese” nga etja!
Edhe Uji, kthehet ne mjet zhvatjeje per banoret e Qarkut Gjirokaster.
Ky eshte mentaliteti i ketij rregjimi ndaj qytetareve tejet te varfer te atij Qarku.
Nga 1 Janari hyne ne fuqi tarifat e reja te Entit perkates me rritje:
1.Ne Gjirokaster, Dropull e Libohove familjet do te paguajne 8,6 % me shume.
2.Ne Permet e Kelcyre tarifat rriten me 25% deri 35% me shume.
3.Ne Tepelene e Memaliaj tarifat rriten me 51% me shume.
Nderkaq ne Dropull, Lazarat, Kelcyre etj, jane miliona Euro te “zhdukura” si pasoje e mos funksionimit te ujesjellasve te “rinj te ndertuara”.
Dhe tashti keto shuma, pre e korrupsionit te Rilindjes, duhet te paguhen nga qytetarete varfer nepermjet tarifave te reja.
Ndryshe i pritet dhe uji i pijshem.
E Rubinetat ngelin pa uje!
Prandaj duhet reaguar fort kunder ketij rregjimi…