Pakënaqësia e qytetarëve shqiptarë për punën e efektivëve të Policisë së Shtetit, vihet re te ankesat e shumta që ata kanë.
Sipas statistikave, gjatë vitit 2021, 1694 qytetarë kanë bërë ankesa ndaj punonjësve të Policisë.
Krahasuar me vitin 2020 të pandemisë, ankesat e qytetarëve shqiptarë janë rritur me 20%.
Kjo pasi në vitin 2020, vetëm 1403 qytetarë kanë bërë ankesa ndaj Policisë. 291 ankesa më shumë janë administruar në vitin 2021 dhe këtu dominojnë denoncimet e qytetarëve për gjoba të padrejta, shkelje të etikës dhe procedurave standarde të punës, pasuar nga mosveprimi, njëanshmëria dhe veprimet arbitrare.
Gjatë 2 viteve që lamë pas janë regjistruar edhe 86 ankesa për shoqërim të padrejtë në komisariat.
Policia që merr më shumë ankesa është policia e rendit me 47% për (sigurinë publike, shkelje të procedurave standarde të punës), më pas vjen Policia Rrugore dhe ajo e hetimit të krimit.