Deputeti demokrat i Qarkut Gjirokaster, Tritan Shehu, permes nje njoftimi ne fb ka bere me dije se neser ne oren 11:00 ne qytetin e Permetit organizohet nje takim me drejtuesit kryesore te Partise Demokratike.
Shehu ka ftuar te gjithe demokratet dhe qytetaret e Permetit dhe Kelcyres, qe te jene pjesmarres, duke dhene mendimet e tyre per situaten ne vend.
Ja njoftimi i plote i Shehut:
Neser, 15 Qershor, ora 11 ne Permet!
Demokrate e qytetare te Permetit e Kelcyres!
Nje takim i hapur me drejtuesit e PD:
1- Z.Flamur Noka, Sekretar i Pergjithshem i PD.
2- Z. Gazmend Bardhi, Kryetar i grupit parlamentar e zv.kryetar i PD.
3- Z. Tomor Alizoti, antar i Kryesise se PD.
4- Z. Belind Kellici, antar i Kryesise se PD.
Nje bisede e shkembim mendimesh per te forcuar aksionin opozitar.
Ne situaten e re te krijuar.
Deri ne shembjen e ketij rregjimi tashme.