Kompania që do të merret me prodhimin e armëve është regjistruar në shtet. Mësohet se kompanisë i është vendosur emri KAYO dhe aksionet e saj zotërohen 100% nga Ministria e Mbrojtjes.
Ndërkohë që në krye të kësaj Kompanie është vendosur Ardi Veliu, ish-Drejtori i Policisë dhe i AMP-s.
Kapitali fillestar i KAYO i regjistruar është 150 mln lekë.
Ministri Vengu kishte lajmëruar rikthimin e aktivitetit të prodhimit të armëve në 3 uzinat e hershme të Gramshit, Mjekësit dhe Poliçanit.