Forcat Speciale të RENEA kanë zhvilluar një aksion të befasishëm mbrëmjen e sotme në kryeqytet, Tiranë.
Efektivët e RENEA kanë ndaluar disa automjete si dhe kanë kontrolluar personat që ndodheshin në to.
Është ende e paqartë nëse ka persona të arrestuar, ndërsa raportohet se operacioni ka për qëllim kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Ky aksion vjen pas ngjarjeve kriminale të ndodhura së fundmi në vend.