Pas dy raundesh bisedime, përveç një korridori humanitar, nuk u arrit asgjë tjetër. Por ka edhe një raund të tretë. Rusia dhe Ukraina do të zhvillojnë të hënën raundin e radhës së bisedimeve, raporton Skynews.
Bëhet me dije negociatori ukrainas David Arakhamiya, i cili në një postim në Facebook tregoi ditën kur do mbahet takimi por nuk dha detaje të mëtejshme.
Të enjten, të dy palët ranë dakord të hapin korridoret humanitare për të lejuar civilët të largohen nga disa zona luftimi, megjithëse ka pasur vonesa në zbatimin e tyre. Ky raund i tretë bisedimesh me shumë gjasa do të jetë vendimtar për fatin e luftës, nëse do të shënojë ose jo për përfundimin e armiqësive.
Në këto dhjetë ditë luftë kanë humbur jetën shumë njerëz e qindra mijëra të tjerë kanë marrë rrugën e mërgimit.