Kryeministri Edi Rama në një konferencë për shtyp është shprehur se Ahmetaj është një nga personat me të cilin ka komunikuar më shumë nga të gjithë bashkëpunëtorët e tij.
Rama në komunikimin publik ka lëshuar Arben Ahmetajn dhe i ka ndërsyer atij SPAK-un publikisht.
SPAK ka copëtuar çështjen e incineratorëve sepse nuk a guximin të shkojë tek ideatori dhe zbatuesi, Edi Rama.
Kryeministri ka theksuar se drejtësia i ka vendosur në tryezë prova të mjaftueshme për të lejuar autorizimin e hapave të mëtejshëm dhe arrestimin e tij dhe se nuk mban përgjegjësi për asgjë që ish ministri ka bërë. Dhe pas kësaj ka intimiduar përsëri SPAK-un siç bëri pak kohë më parë në Kongresin e Partisë, ku ndërsente publikisht atë drejt opozitës.
“Arben Ahmetaj nuk është një njeri i largët, ai është bashkëpunëtori im më i ngushtë në këto vite, nuk më takon mua të them nëse ai është fajtor apo i pafajshëm por ndryshe nga ai i rast i disa viteve më parë kur ishim të bindur se kërkesa e prokurorisë duhej kufizuar po rasti i sotëm kërkesa e prokurorisë duhej të miratohej.
Në ato vite ajo na erdhi si një gazetë ku nuk faktohej asgjë kësaj hera a dha dyshime të mjaftueshëm dhe një dosje voluminoze hetimore, në mos e provoftë fajësinë e deputetit çka mund dhe do ta thotë vetëm gjykata ajo dosje ka dyshime të mjaftuese për të mos ndalur autorizimin kërkuar nga SPAK për kuvendin.
Këtu mbyllet çdo gjë me këtë rast dhe i takon drejtësisë deri në fund në është një rast fajësie apo një rast pafajësie, më duket e udhëz ti vendos disa pika mbi i për këtë rrugë që vazhdon me besimin e shqiptarëve.”- është shprehur Rama në komunikimin virtual në rrjetin social.