Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, deklaroi se kryeministri Edi Rama kërkon t’i shpëtojë të vërtetës dhe të bëjë bashkë Procesin e Berlinit dhe Ballkanin e Hapur.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Shehu u shpreh se “Ballkani i Hapur” u krijua nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç si “hije” për Procesin e Berlinit, si një instrument i dominimit serb në rajon.
Shehu. duke komentuar takimin e përbashkët të qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Shkup, tha se deklarata e kryeministrit Rama kur tha se Procesi i Berlinit nuk do të jetë i përjetshëm, ndërsa Ballkani i Hapur po, është e rrezikshme.
Ja postimi i plotë i Shehut:
Rama sot nga Shkupi mohon te verteten e ben “Kasandren” per shqiptaret:
1-Ai me demagogji kerkon t’i shpetoje te vertetes, duke vene se bashku “Procesin e Berlinit me Ballkanin e hapur”.
Te krahasosh keto dy nisma eshte sikur te krahasosh “diten me naten”!
“Ballkani i hapur u krijua nga Vucic si “hije” per Procesit te Berlinit”.
Si instrument i dominimit serb ne Rajon
Si nje “ngrehine” percarese per Rajonin e sfumuese se pari e sovranitetit te Kosoves.
Si “kale troje” per te na terhequr drejt Lindjes nen lidershipin e Vucic.
Ndersa Procesi i Berlinit eshte:
Nje mekanizem efikas per te na ndihmuar ne implementimin e standarteve europiane.
Mundesia e bashkepunimit real si sovrane e te barabarte e te gjitha vendeve te Rajonit, me “fytyren” drejt Europes.
2-Me tej Rama edhe me keq, perpiqet te ndjelle te keqen si Kasandra kur ai thote se:
“Se fundmi do te mbetemi me Ballkanin e hapur, sepse Procesi i Berlinit nuk do te jete i perjeteshem, ndersa Ballkani i hapur do te jete”.
Nje deklarate kjo shume e rrezikeshme per perkatesine europiane te Shqiperise, shqiptareve e Rajonit.
Sepse “Ballkani i hapur” eshte Lindja me dominimin serb.
Ndersa “Procesi i Berlinit” eshte demokracia, liria, eshte vete vendi e familja jone e perjetshme, Europa!
Dhe Europa ka qene e eshte e vetmja alternative per neve ne histori, ashtu sic ishte e vetmja shprese edhe gjate tragjedive tona ne shekuj, te largimit te dhunshem prej saj.