Kryeministri Rama, është shprehur sot në një takim me fermerët e Elbasanit për krizën energjitike.

Sipas Ramës, në këto kohë duhet të jemi të gjithë të bashkuar, teksa shton se qeveria po bën gjithçka për qytetarët.

Ndër të tjera Rama ka thënë se nuk e zë gjumi për personat që janë në vështirësi, për të varfërit, që nuk mund ta përballojnë dot këtë krizë.

“Nuk më zë gjumi për ata që janë në vështirësi. Bëjmë çmos për ata që nuk e përvballojnë dot këtë situatë të vështirë.”, ka thënë kryeministri Rama.