Kryeministri i ka propozuar presidentit Begaj për dekretim një emër të ri ministri dhe dikaster po të ri.
Por kjo ka sjellë shkurtimin e detyrës së ministrit Ervin Mete, që do ketë vetëm Financat, teksa duket se dhe Margariti del e “papunë”.
Bëhet fjalë për Ministrinë e Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit, duke u fokusuar tek çështjet kibernetike dhe ato kulturore, që sipas kreut të Ekzekutivit, kanë mbetur pas dore dhe kanë krijuar hendeqe e problematika.
Por emri i propozuar i ministrit nuk është i panjohur. Pikërisht një nga njerëzit më të afërt të Ramës që nga koha e Bashkisë së Tiranës. Ai është Blendi Gonxhe.