Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dhërmi për masat e domosdoshme për parapërgatitjen e sezonit të ardhshëm turistik.
Teksa po inspektonte në zonë me ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro, Rama ka dhënë kritikat e tij, duke thënë se zona duhet të sistemohet sipas një standardi. “Vitin tjetër gjërat të jenë ndryshe”, i ka thënë Rama-Kumbaros.
PJESË NGA DISKUTIMI:
Kumbaro: Duhet bërë një sistemim i rrugëve.
Rama: Këto lloj teneqesh duhen hequr, ose ta bëjmë bukur ose s’ka.
Kumbaro: Sado që është ndërtuar, është brez në rikualifikim.
Rama: Tela, shufra, duhen prerë, s’duhet të ketë fare.
Kumbaro: Ne mund të bëjmë një projekt rikualifikim të ndarjes së hapësirës private me atë publike.
Rama: Të rregullohet si duhet, kjo nuk mund të jetë kështu. Të hiqen të gjitha, komplet, duhet të jetë pastër.
Kumbaro: Mund të konceptojmë dy tre modele dhe nëpërmjet bashkisë t’u jepen pronarëve për t’i zbatuar.
Rama: Këtu duhet bërë një sistemim. Historikisht; merr, hiq, fut makina, prish. Kjo punë duhet mbyllur tamam.
Kumbaro: Ndoshta mund ta zgjidhim me pistona, siç e kemi te Pazari i Gjirokastrës.
Rama: Të rregullohet dhe rruga, s’ka jo po jo po. Një gur po u hoq, po s’u zëvendësua, hiqen 30. Vitin tjetër të gjithë gjërat duhet të jenë ndryshe.