Kryeministri Edi Rama ndodhet prej ditës së djeshme në Izrael ku po zhvillon një vizitë zyrtare.

Në darkë të zhvilluar në Jerusalem, ai ka folur për hebrenjtë që u strehuan në Shqipëri dhe sesi asnjë prej tyre nuk ju dorëzua nazistëve.

Në fund të fjalës së tij, Edi Rama tregoi një histori të shkurtër nga jeta, kur ishte fëmijë dhe gjyshja e qetësonte sa herë mërzitej me prindërit. Po ashtu, kryeministri tha se gjyshja e tij nuk shkoi kurrë në universitet, por ishte më e zgjuar se gjithë shkencëtarët që ai njihte.

“Gjyshja ime ishte katolike. Ajo nuk shkoi kurrë në universitete, por më besoni se kishte një mençuri të pakrahasueshme me të gjithë shkencëtarët që unë njoh në Shqipëri.”, u shpreh Rama.