Kryeministri Rama ka vendosur ti bëjë një qokë homologes së tij italiane të ekstremit të djathtë Georgia Meloni, duke pranuar një marëveshje për importimin e emigrantëve.
Duke e ditur se problemi më i madh i kryeministres kundër emigracionit është mbërritja e refugjatëve në vendin e saj, Rama ka marrë përsipër ta bëjë këtë në portin e Shëngjinit dhe në ish aeroportin e Gjadrit.
Pra një pjesë e atyre që ikin nga vendet e tyre me varka dhe mjete rrethanore për ta përfunduar në Itali dhe kapen në det nga marian italiane, mund të kenë si destinacion final Shqipërinë. “Këtë gjë vendi ynë mund të bëjë vetëm për Italinë” tha Rama gjatë një konference shtypi duke lënë të kuptohet se ky qe një nder i adresuar dhe jo një parim që mund të ndiqet me qeveri të tjera evropiane. Që kjo është një qoke e konfirmojnë edhe mediat italiane. Il Fatto Quptidiano nënvizonte se kjo marëveshje me Shqipërinë bëhet pasi Meloni dështoi prej një viti që Tuzizia të bëhej një vend pritës.
“Shqipëria do të japë disa zona të territorit”, ku Italia do të mund të krijojë “dy struktura” për menaxhimin e emigrantëve të paligjshëm: “ato fillimisht do të mund të strehojnë deri në tre mijë persona që do të qëndrojnë këtu për kohën për të. përpunojë kërkesat për azil dhe, ndoshta, për qëllime riatdhesimi”, tha Meloni e cila aspektin krejt te dyshimte të mërëveshjes e cilësoi si një “formë inovative”.
“Juridiksioni brenda këtyre qendrave do të jetë italian. Në portin e Shëngjinit do të kujdesen procedurat e zbarkimit dhe identifikimit, ndërsa në një zonë tjetër më të brendshme do të ndërtohet një strukturë tjetër e bazuar në modelin CPR. Shqipëria bashkëpunon me forcat e saj policore me forcat e sigurisë dhe mbikëqyrjen e jashtme të strukturave” vazhdoi kryeministrja italiane.
Pravarësisht se dy kryeministrat nënshkruan një marëveshje para kamerave, ende nuk dihet se sa do të jetë numi i refugjatëve që do të pranojë Shqipëria ( Meloni tha fillimishte 3 mijë) dhe cilat do të jenë kushtet e ardhjes së tyre. Në këtë pikë Meloni dhe Rama e lanë publikun në errësirë ndonëse folën para kamerave shumë gjëra të përgjithshme.