Tashmë me asnjë përgjegjës para ligjit për rrjedhjen e skandalit më të madh shtetëror që ka kapluar ndonjëherë Shqipërinë, atë të publikimit të informacioneve sensitive e personale të mvi 700 mijë qytetave shqiptarë, qeveria ka gjetur zgjidhjen.
Ngjarja u harrua, askush s’u dënua dhe tani kryeministri synon ta normalizojë si një ngjarje në dobi ku të gjitha të dhënat për qytetarët shqiptarë janë sheshit dhe në rrezik individual.
Ditën e sotme kryeministri që do t’i shesë popullit sapunin për djathë, ndërkohë që shumica ia ka ngrënë me sy mbyllur, thotë se në Këshillimin e Ardhshëm Kombëtar të pyesë qytetarët nëse janë dakord që pagat të publikohen një herë në vit.
Me nismën e rreme të dështuar të cilën e shiti si sukses, e me anë të të cilës do të legalizojë kanabisin, Rama do që informacione konfidenciale t’i bëjë udhë duke ulur paaftësinë e qeverisë dhe vjedhjen që është bërë me tenderat e sigurisë kibernetike, në dështimin për të mbrojtur qytetarët e saj.
“Duke parë këtë eksperiencë që erdhi si rezultat i një ngjarje aspak të dëshiruar, dalja e pagave në publik, mendojmë se është e udhës që në këshillimin e ardhshëm kombëtar t’i pyesim qytetarët nëse janë dakord që një herë në vit të gjitha pagat të bëhen publike”, tha ai.