Sot, Zv-ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, u ka bërë thirrje qytetarëve të spunojnë njëri-tjetrin.
Ajo ka deklaruar se masat nuk do ndryshojnë por të filmojnë me video qytetarët që nuk mbajnë maskë dhe të reagojnë publikisht.
“Kjo nuk është një gjë që siç e kemi sqaruar vetëm në dorë të kontrollit. Mos zbatimi i masave nuk lidhet vetëm me kontrollin që bëhet, sepse bëhet kontrolli dhe vazhdon përsëri e njëjta gjë.
Kjo varet nga ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe duhet që të gjithë, ne dhe ju, kur shohim shkelje masash unë do këshilloja një reagim publik me video që “pse nuk po zbatohen masat?!”.
Na thonë që kur hipin në autobus nuk zbatohen masat por kush është ai që reagon duke thënë “Ku e ke maskën ti që ke ardhur në autobus me mua?!”
Pra që masat të funksionojnë duhet që të kemi një kulturë të përgjithshme të të gjithë komunitetit, sepse kjo nuk arrihet vetëm nga kontrollet që ushtron Ministria e Shëndetesësisë dhe e Mbrotjes Sociale.”-tha ajo ndër të tjera.