Radhë të gjata ka pasur sot në Qafë Botë, ku dhjetëra makina janë detyruar të qëndrojnë për disa orë duke pritur, nën temperatura të larta.

Mësohet se shkak për radhën e krijuar është bërë pala greke, e cila ka punuar vetëm me dy sportele, duke shkaktuar kështu një radhë kilometrike.

Ndërkohë që pala shqiptare po punon 3-4 sportele për të evituar fluksin e krijuar. Një tjetër problem për qytetarët që duan të futen në Shqipëri apo të dalin janë dhe temperaturat e larta, të cilat kanë e kanë bërë thuajse të pamundur qëndrimin në makinë për disa orë.