Radhë të gjata pritjeje janë shkaktuar në doganën e Kapshticë të emigrantëve shqiptarë, që kthehen në vendin ku jetojnë e punojnë por edhe atyre shqiptarëve të cilët shkojnë për të pushuar në Greqi.
Kjo ka ndodhur për shkak se ndryshe nga homologët e doganës shqiptare, po punojnë me sportele maksimale dhe kapacitete të plota në hyrje dhe dalje, policët e kufirit grek janë duke punuar me 2 sportele në hyrje të tokës greke.
Burime për mediat nga policia e kufirit e migracionit bëjnë me dije se dogana e pikës së kalimit kufitar të Kapshticës po punon me 6 sportele, 3 në hyrje e 3 në dalje, ndërsa ata grekë me dy në hyrje e një në dalje.
Kjo ka bërë që ata të cilët duan të kalojnë drejt shtetit grek të presim në radhë në tokën neutrale për më tepër se një orë.
Pritet një komunikim nga ana e zyrtarëve shqiptarë me ata grekë për normalizimin e situatës, pasi kjo situatë pothuajse është e përsëritur çdo verë.