Një 93 vjeçar ra nga kati i dytë ndërsa humbi jetën më pas nga plagët.

“Sot, rreth orës 09:35, në lagjen “Pavarsia 3”, dyshohet se është rrëzuar nga kati i dytë i banesës së tij, shtetasi E. F., 93 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, njoftoi policia e Vlorës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.