Raportohet se qeni ka dalë nga oborri i banesës së një 26-vjeçari në lagjen “Loni Dhamo” dhe ka kafshuar në këmbë 33-vjeçaren nga Gjermania.
Për pronarin e kafshë ka nisur hetim për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”.
Pak javë më parë, një 84-vjeçar humbi jetën në Durrës, pasi u sulmua nga dy qen “Pit bull”. I moshuari u sulmua nga qentë e një 44-vjeçari, i cili u arrestua, nën akuzë për veprën penale “Braktisja e kafshës të shoqërimit”.