Sarandjoti Irakli Davella u ekzekutua sot në Athinë, gjatë një atentati mafioz.
Autorët qëlluan me gjakftohtësi, duke lënë të vdekur me plumb në kokë shqiptarin Irakli Davella 47 vjeç dhe plagosën 46-vjeçarin, Edi Lolo. Ky i fundit ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën, për shkak të plagëve në kokë dhë në bark.
Sipas mediave në Greqi atentati ka ndodhur jashtë një dyqani në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotini në veri të Athinës
Irakli Davella, viktima e sotëm e atentatit në Athinë konsiderohet një përsonazh i lidhur prej vitesh me botën e krimit në Greqi.