Është bërë publike fotoja e kryekomisarit Stiljan Pasho, me detyrë shefi i Sektorit të Shërbimeve të Kufirit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë i cili ra në pranga ditën e sotme si i përfshirë në trafikun e drogës.
Dyshohet se Kryekomisari Stilian Pasho, me veprime konkrete e të drejtpërdrejta, duke shfrytëzuar pozicionin në DVKM Korçë, në intervale të ndryshme kohore dhe së fundmi në datë 27.11.2023 ka favorizuar shtetasin L.L. të kalojë kufirin në PKK Kapshticë pa iu nënshtruar kontrollit kufitar në automjet, si dhe duke urdhëruar vartësit për mos kryerjen e kontrollit në mjetin e tij.