Dalja e rezultateve të provimit për Gjuhën e Huaj, që u dha afro dy javë më parë ka sjell reagimin e një pjese të maturantëve, nëpër rrjete sociale.

Të pakënaqur nga vlerësimi, ata paralajmërojnë zhvillimin e një proteste para Ministrisë së Arsimit në ditët në vijim.

Komentuesit maturantë thonë se nota e tyre e tri viteve ka qenë 10, ndërsa në test janë vlerësuar më ulët, çka për ta është e padrejtë.

Gjuha e huaj çeli Maturën Shtetërore më datë 3 qershor, provim i cili për një pjesë të maturantëve ishte i një niveli mesatar.

Por me daljen e rezultateve pakënaqësitë janë shtuar. Të dhënat zbuluan se në të gjithë vendin pati 119 maturantë të cilët u vlerësuan me notën 10, teksa 952 gjimnazistë ishin mbetës në gjuhë të huaj.

Krahasuar me një vit më parë, performanca duket të jetë në dishezë, duke ulur ndjeshëm numrin e ekselentëve dhe rritur numrin e mbetësve.

Përkthyer në shifra, diferenca nga vjet tregon 924 më pak ekselentë dhe 568 më shumë mbetës.