Pronari i një biznesi në Vlorë ka tentuar të vetëvaret, bën me dije policia e qytetit bregdetar.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Kushtrimi”, brenda biznesit të tij.
Aktualisht 53-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa policia thotë se po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Ende nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë 53-vjeçarin drejt aktit ekstrem.
Sot, rreth orës 12:45, në lagjen “Kushtrimi”, në ambientet e subjektit të tij tregtar, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret shtetasi R. T., rreth 53 vjeç. Aktualisht ky shtetas ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia e Vlorës.