Presidenti i vendit, Ilir Meta ditën e nesërme do të dorëzojë detyrën, ku vendin e tij do ta zërë ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj.
Ky i fundit, do të betohet në një seancë të posaçme parlamentare që do të zhvillohet në orën 18:00 në Kuvend. Më pas, në Presidencë, do të zhvillohet ceremonia e marrjes së detyrës së Presidentit nga Bajram Begajt. Axhendën e ka zbardhur Këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi me anë të nëj postimi në rrjetet sociale.
Postimi i Tedi Blushit
18:45 – 19:15- Mbërritja e të ftuarve
19:15 – Mbërritja e Presidentit të Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj në Presidencë
19:29 – Presidenti i Republikës SH.T.Z. Bajram Begaj bashkë me ish-Presidentin e Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, dalin nga Presidenca dhe zënë vend në tribunë
19:30 – Luhet Himni Kombëtar nga Orkestra Frymore e Forcave të Armatosura, shoqëruar nga 21 të shtëna topi
19:35 – Znj. Vitore Tusha, Kryetare e Gjykatës Kushtetuese i dorëzon Presidentit, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
19:40 – Fjala e Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Bajram Begaj.
19:50 – Largimi i ish-Presidentit të Republikës, SH.T.Z. Ilir Meta
19:53 – Komandanti i Truprojës së Nderit i Forcave të Armatosura i paraqet forcën Presidentit. Kalim në revistë i Presidentit.
19:58 – Presidenti i shoqëruar nga familja hyjnë në Presidencë
20:00 – Pritje zyrtare në oborrin e Presidencës.