Komisariati i Policisë Tepelenë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 36 vjeç, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr me qëllim pastrimin e tokës dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.