Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Q., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Memaliaj-Gjirokastër”, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 3 pasagjerë, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.