Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen G. K., 30 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj mbesës së saj 8-vjeçare.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.