Dogji me zjarr 1 sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme, identifikohen dhe procedohet penalisht 1 shtetas nga Gjirokastra.
Njoftimi i policise:
Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënieve, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Gjirokastër, u bë zbardhja e 1 rasti të zjarrvënies në Gjirokastër.
Për këtë raste u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 66 vjeç, banues Gjirokastër.
Shtetasi A. H. dyshohet se më datë 29.07.2024, në vendin e quajtur “Memola”, mbi kodrat e Viroit, ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.