Një edukatore është kallëzuar penalisht, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një fëmije 3 vjeç.

Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia e Tiranës, janë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasen I. K., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë edukatore në një kopsht fëminësh në rrugën “Sulejman Delvina”, pasi e ka kallëzuar një 31-vjeçare, pasi shtetasja I. K. ka ushtruar dhunë ndaj djalit të saj 3 vjeçar.