Një sherr mes dy të moshuarve ka ndodhur në një qendër sociale në Poliçan.
Sipas policisë, shkak ka qenë zhurma që bënte njëri prej tyre.
Policia thotë se nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 84 vjeç, banues në Qendrën Polivalente Poliçan.
“Dyshohet se shtetasi I.B është konfliktuar dhe e ka kanosur me mjet prerës (biçak), shtetasin N. N., 82 vjeç, banues në të njëjtën qendër për arsye se 82-vjeçari shkaktonte zhurmë në kohën e pushimit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kanosja”.