Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Th. Gj., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka dëmtuar me send të fortë, një automjet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.