Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. G., 62 vjeç, banues në Dropull, pasi ka bërë njoftim të rremë te organet e rendit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.